Në kërkim të luanit, 100 policë, veterinerë e gjuetarë “pushtojnë” Berlinin

Operacioni për gjetjen e një luani, i cili është ende i lirë në jug të Berlinit, po vijon që prej orëve të para të mëngjesit, por pa rezultat deri më tani.

Marketing

Më shumë se 100 policë, veterinerë dhe gjuetarë marrin pjesë në operacionin, i cili mbështetet nga helikopterë me kamera termike dhe një automjet special të blinduar të policisë. Policia ka marrë denoncime nga banorë të zonës, ndërsa autoriteteve iu është dorëzuar edhe një video. Që atëherë, policia e ka parë luanin të paktën dy herë, por nuk ka mundur t’i afrohet, ndërkohë që apelohet që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Policia është e armatosur rëndë, ndërsa veterinerët mbajnë armë speciale trullosëse.

Në fakt, ka nisur edhe një transmetim urgjent në mënyrë që autoritetet të mbledhin informacion nga shikuesit për vendndodhjen e kafshës. Deri më tani mbetet e paqartë se nga ka ikur luani, pasi nuk raportohet asgjë nga kopshtet zoologjike dhe cirqet që ndodhen në këtë zonë.

Marketing