Në Kodrën e Diellit do të hapet teleferiku i ri me gjashtë ulëse “Lajtner”

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe drejtori i “Elem Turs”, Adem Avziu, sot në Qendrën për skijim “Kodra e Diellit” do ta shënojnë lëshimin në përdorim të teleferikut me gjashtë ulëse “Lajtner” në këtë sezon.

Marketing

Sot për herë të parë këtë sezon e vëmë në punë teleferikun e ri me gjashtë ulëse “Lajtner” në Qendrën e Skijimit “Kodra e diellit”, ndërsa përdorimi i gjashtë – ulësve në ditën e parë të lëshimit është falas për pamje panoramike të vizitorëve të Kodrës së Diellit, informojnë nga “ELEM Turs”, i cili menaxhon me qendrën dimërore.

“Bëhet fjalë për një teleferik supermodern, i vetmi i këtij lloji në vend. Gjatësia e linjës së teleferikut është 1,510 metra, me një kapacitet maksimal për transport të 2,400 skiatorëve në orë. Teleferiku me gjashtë ulëse është i pozicionuar në lokacionin nga Jelak i vogël deri në majë të ski ashensorit ” Ajduçka Ramnina” (ish Ge). Pas linjës së teleferikut të ri do të sigurohen shtigje të reja skijimi në gjatësi mbi tre kilometra, thonë nga “ELEM Turs”.

Ditët e tjera, shtojnë, teleferiku gjashtë me gjashtë ulëse do të punojë rregullisht, si edhe ski ashensorë e tjerë dhe teleferikët nga ora 9 deri në orën 15:30. Çmimi për një vozitje me teleferikun me gjashtë ulëse nga e shtuna është 150 denarë. Për të gjitha biletat në ski qendrën paguhet kaucion kthyes në vlerë prej 200 denarë.

Marketing