Në Kodrën e diellit fillon “Qyteti i dëborës 2020”

Nxënësit nga disa shkolla fillore të Shkupit prej sot e deri më 21 të këtij muaji do të jenë pjesë e manifestimit tradicional “Qyteti i dëborës dhe Karvan 2020” që do të mbahet në Kodrën e Diellit.

Marketing

Fëmijët do të ndahen në grupe nga 15 veta dhe së bashku me mentorët në ditët në vijim do të ndërtojnë skulptura dëbore që zyrtarisht do të promovohen më 21 shkurt.

Si pjesë e manifestimit do të mbahen edhe më shumë aktivitete rekreativo-argëtuese si përzgjedhja e Bukuroshja e dëborës, Ballo me maska, Bingo dëbore, lojëra në ping-pong, bilardo, shah, pikado

Marketing