Ballina Biznes Në Kolibarë dhe Cërvicë të Kërçovës fillon ndërtimi i sistemit për ujitjen...

Në Kolibarë dhe Cërvicë të Kërçovës fillon ndërtimi i sistemit për ujitjen e tokës

Sistemi për ujitjen e tokës pjellore në fshatrat Cërvicë dhe Kolibarë është një prjoekt shumë i rëndësishem për banorët vendor që hap perspektivën për prodhimin e rendimenteve bujqësore.

Marketing

“Ky sistem është i gjashti me radhë në vendin tonë, që realizohet me mbështetjen e BE-së dhe programit për ekonomizim me ujëra. Përmes këtij sistemi që kap vlerën e 110 milion denarëve do të sigurohet uji për vaditjen e 160 hektarëve të sipërfaqeve pjellore në fshatrat Cërvicë dhe Kolibarë. Me këto projekte konkrete ne dëshmojmë seriozitetin e angazhimit për krijimin e kushteve të prodhimtarive bujqësore. Me këto projekte kapitale stimulohet prodhimi ushqimor dhe modernizimi i bujqësisë në kushtet e krizës globale dhe ndryshimeve klimatike.”, – tha ndër të tjera ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Fillimin e punëve ndërtimore për realizimin e këtij projekti e përshëndeti edhe kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili potencoi se sistemi për ujitjen e tokave bujqësore është një projekt kapital për banorët e këtyre dy fshatrave, për bujqit dhe kultivuesit e prodhimeve bujqësore, duke dëshmuar kështu seriozitetin që kemi përballë qytetarëve.

Përfaqësuesit qeveritar dhe ato të pushtetit lokal, me këtë rast paralajmëruan edhe projekte të tjera të këtij lloji që do të realizohen në kuadër të programit për ekonomizim me ujërat dhe mbështetjen e BE

Marketing
Exit mobile version