Ballina Aktuale Në komunën e Sarajit promovohet projekti “Përmirësimi i furnizimit të ujësjellsit për...

Në komunën e Sarajit promovohet projekti “Përmirësimi i furnizimit të ujësjellsit për vendbanimet Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviq, Llaskarcë, Cajlanë dhe Semenisht”

Në komunën e Sarajit do të promovohen punët ndërtimore për përmirësimin e e rrjetit të ujsjellësit në këtë komunë.

Marketing

Në njoftimin e kësaj komune mes tjerash thuhet:

📢 Të nderuar banorë

🏗️ 🚰 Sot në ora 14:00, në lokacionin e Rezervoarit në Rashçe, do të bëhet promovimi i punimeve ndërtuese, të cilat vijojnë për përmirësimin e sistemit të ujsjellësit në komunën tonë.

Të pranishëm në këtë event do të jenë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, znj. Danella Arsovksa dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.

Ftojmë banorët që të marrin pjesë në këtë event për tu informuar më detajisht në lidhje me projektin, i cili do të zgjedh një problem jetik për banorët e vendbanimeve: Rashçe, Kopanicë, Bojanë, Bukoviç, Çajlanë dhe Semenisht.

Projekti kap vlerën prej 172.055.514 den me TVSH dhe finansohet nga Qyteti i Shkupit.

🕒 Koha: 14:00

📍 Lokacioni: https://maps.app.goo.gl/GLVKBUXbfUW8mPT86

Marketing
Exit mobile version