Në Kopshtin Zoologjik lindën tri këlyshë të llojit të rrezikuar ujq të bardhë (canis lupus arctos). Janë tre javësh ndërsa ngjyrën e bardhë të gëzofit si ajo e prindërve të tyre do ta marrin me kalimin e kohës.
Këlyshët janë me prindërit e tyre dhe ata kujdesen për ta. Nëna i lindi në një strofkë të cilën e bëri vetë dhe aty qëndrojnë të fshehur pjesën më të madhe të ditës. Në shumë vende të BE-së, këta ujqër mbrohen rreptësisht nga Konventa e Bernës.
Ujqërit e bardhë arritën në Kopshtin Zoologjik të Shkupit nga Republika Çeke në vitin 2020.
Ujku Arktik (Canis lupus arctos) është një nënlloj i ujkut gri që banon në rajonet arktike të Amerikës së Veriut dhe Grenlandës. Njihen gjithashtu si ujqër polar ose ujqër të bardhë.
Kjo lloj ujqish i përket një lloji të rrezikuar, por jo nga njerëzit (gjuetia e tyre), por nga ndryshimet klimatike që po ndodhin në Arktik. Ekosistemi i çrregulluar në këto rajone ka ulur ndjeshëm numrin e këtyre kafshëve vitet e fundit.
Kujtojmë se këtë pranverë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit po ndodh një “baby boom” i vërtetë, lindën tre luanë, një gibon i bardhë, një lamë e vogël, një kangur, një lemur, dele berbere, një deve dhe këlyshët më të rinj ujqër të bardhë.