Ballina Lajme Kosovë Në Kosovë nuk pyesin më për Kovid! Shihni çfarë ndodh në Brezovicë

Në Kosovë nuk pyesin më për Kovid! Shihni çfarë ndodh në Brezovicë

Të shtunën (12 dhjetor) qindra persona janë grumbulluar në qendrën e skijimit në Brevozicë, pa respektuar distancën fizike dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse kundër COVID-19. Gazetarja e Radios Evropa e Lirë, ka vizituar këto mjedise dhe ka parë shumë njerëz që frekuentonin këtë qendër të turizmit, pa respektuar masat kundër koronavirusit.

Marketing

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar me policinë në komunën e Shtërpcës. Zyrtarët policorë thanë se kanë dërguar njësitë policore në këtë zonë, pas raportimeve për grumbullime të njerëzve.
Mbajtja e maskave mbrojtëse në ambiente të hapura është detyruese në Kosovë dhe po ashtu edhe distanca fizike.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 45,594 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 1,174 pacientë kanë vdekur. Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë të premten se autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë vërejtur stagnim të rritjes së rasteve të infektimit në javët e fundit në Kosovë. Megjithatë, ai ka thënë se respektimi i masave që janë në fuqi, duhet të vazhdojë patjetër dhe me intensitet të shtuar, meqë spitalet janë të mbingarkuara. “Në ecurinë e pandemisë është vërtetuar se numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe disa javë pas fillimit të rënies së numrit të rasteve”, ka thënë Zemaj.

Marketing
Exit mobile version