Në Kroaci arrestohet Goran Grujevski, ish-Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë – “bosi” i përgjimeve të jashtëligjshme!

Më 13.04.2024, të shtunën, në Zagreb është arrestuar Goran Grujevski i lindur më 13.10.1966, shtetas i RMV-së, kundër të cilit ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar, njofton KlanM.

Marketing

Ndryshe Goran Grujevski ishte Kryeshef i Drejtorisë së Pestë në MPB.

Grujevski së bashku me Boshkovskin janë të akuzuarit kryesor në procesin gjyqësor “Fortesa – Target”, lidhur me përgjimin masovik të jashtëligjshëm, gjatë kohës kur në qeveri ishte VMRO-DPMNE.

Grujevski, sic njofton KlanM, gjithashtu ishte I akuzuar edhe në lëndën “Fortesa 2”, për djegien e jashtëligjshme yë dokumenteve të DSK-së. dëshmitë për përgjimin e jashtëligjshëm, por edhe në lëndën “Arka” bashkë me Sasho Mijalkovin dhe Nebojsha Stajkoviq për furnizim të jashtëligjshëm të pajisjes për përgjim nga Britania e Madhe.

Marketing