Në Kuvend nis faza e dytë e procedurës për ndryshimin e Kushtetutës

Sot t në Kuvendin e Maqedonisë do të nis debatin për katër propozim amendamentet e Kushtetutës që burojnë nga Marrëveshja e Prespës.

Marketing

Seancën ku pritet të votohen ndryshimet kushtetuese numri një i kuvendit dhe njëherësh dhe kryetar i Komisionit, Talat Xhaferi e ka caktuar për më 1 dhjetor.

Deputetët, sipas LSDM-së do të kenë mundësinë që përmes debatit dhe amendamenteve të përmirësojnë tekstin e propozim amendamenteve.

Ndryshimi më i rëndësishëm i Kushtetutës ka t bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Propozim amendamenti i dytë ka të bëjë me Preambulën, ku, siç thonë nga LSDM-ja vendimet e KAÇKM-së do të zëvendësohen me Deklaratën e Asamblesë së parë të KAÇKM-së dhe do të shtohet që Marrëveshja e Ohrit është element konstituiv i vendit.

Marketing