Ballina Lajme Maqedoni Në Maqedoni më 13 korrik 2018 janë asgjësuar 590 copë armë

Në Maqedoni më 13 korrik 2018 janë asgjësuar 590 copë armë

Pothuajse nuk ka krim pa përdorimin e armëve, drejtpërdrejt apo në mënyrë të tërthortë armët janë fillimi dhe fundi i çdo vepre penale, porositi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në hapjen e Seminarit rajonal “Luftë kundër tregtisë me armë dhe eksploziveve në Ballkanin Perëndimor – Zbatimi i teknologjive të reja në luftën kundër tregtisë me njerëz”, që sot dhe nesër mbahet në Shkup.

Marketing

Në seminarin në organizim të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Republikës së Francës në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës marrin pjesë ekspertë prej vendeve të Evropës Juglindore.

“Nevojitet intensifikimi i bashkëpunimit në nivel rajonal dhe më gjerë, ndërsa veçanërisht është e rëndësishme të vendoset sistem përkatës për evidentimin dhe kontrollin e armëve, i cili do të ndihmojë në procedurat e mëtejme për gjetjen e armëve me të cilën ka ndodhur ndonjë vepër eventuale penale, ndërsa me këtë edhe vetë autori i veprës penale”, tha Spasovski.

Ai theksoi se lufta kundër të gjitha formave të krimit është një prej prioriteteve strategjike dhe angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndërsa para së gjithash të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ambasadori francez, Kristian Timonie theksoi se të gjitha vendet së bashku duhet të luftojnë kundër rrjeteve të organizuara dhe rrjeteve terroriste dhe shtoi se armët me kalibër të vogël janë kanosje për një numër të madh njerëzish.

“Tregtia me njerëz organizohet për shkak të pranisë së sasive të mëdha të pranishme prej ish-Republikës Jugosllave e cila rishet… Në sulmet terroriste në Paris në vitin 2015 një pjesë e armëve vinin prej Ballkanit Perëndimor. Kanosje paraqet edhe riformimi i ISIS në zonat irakiano-siriane, ndërsa e pranishme është edhe kanosja e ekstremizmit. prandaj duhet së bashku të luftojmë kundër kësaj”, tha Timonie.

Theksoi se në Maqedoni më 13 korrik 2018 janë asgjësuar 590 copë armë.

Exit mobile version