Në Maqedoninë e Veriut rinisin kontrollet te mjekët specialistë

Nga fillimi i shtatorit, në Maqedoninë e Veriut, qytetarët sërish kanë nisur që në mënyrë elektronike, të caktojnë terminet për kontrollet e tyre shëndetësore te mjekët specialistë. Por, kjo gjë po bëhet me vështirësi dhe me protokolle të veçanta për mbrojtjen nga koronavirusi i ri.

Marketing

Klinikat kanë hapur dyert, por tani hyrja e personave në institucionet shëndetësore bëhet në bazë të protokolleve të veçanta.

Pacientët duhet të paraqiten 15 minuta para terminit të caktuar për kontroll, me udhëzim të mjekëve specialistë. Në hyrje të institucioneve shëndetësore, pacientëve u matet temperatura, ndërkohë që lejohet hyrja e pacientit me vetëm një shoqërues.

Marketing