Në ora 18:00 ndalohet hyrja e automjeteve transportuese në Greqi

Sot deri në orën 18:00 lejohet hyrja e automjeteve transportuese në Greqi në vendkalimet “Bogorodicë” dhe “Dojrani i Vjetër”, kumtoi MPB-ja.

Marketing

Sipas njoftimit nga shërbimet kufitare greke,sot në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 18:00, ndalesa për hyrje të të gjitha automjeteve transportuese në Republikën e Greqisë, në VK “Bogorodicë” dhe “Dojrani i Vjetër” është shfuqizuar dhe komunikacioni zhvillohet pa pengesa dhe sërish do të jetë aktiv pas orës 18:00, theksojnë nga MPB-ja.

Kjo nuk vlen për VK “Mexhitlija”, ku ndalesa për hyrje të automjeteve transportuese në Republikën e Greqisë përmes këtij vendkalimi kufitar është aktiv në tërë periudhën.
Siç është theksuar në njoftimin nga shërbimet greke, arsyeja për ndalesën është paralajmërimi për kushtet e këqija të motit në periudhën e përmendur, me mundësi për mot të ligë të përcjell me reshje të mëdha të borës.

Marketing