Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se dje ka arrestuar edhe dy dilerë të drogës, këtë herë në Tetovë.
“Më 25.06.2021 në ora 19.45 në pikëpagesën në Zhelinë, policët kanë arrestuar G.R.(43) nga Reçica e Vogël dhe E.A.(31) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në veturën “BMW” me targa të Tetovës, tek të dy është gjetur marihuanë dhe kapsula ekstazeje”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër tyre do të shqiptohet kallëzim penal përkatës.