Ballina Sport Në pritje të marrëveshjes mes klubeve, De Ligt nis stërvitjet me Ajaxin

Në pritje të marrëveshjes mes klubeve, De Ligt nis stërvitjet me Ajaxin

Matthijs de Ligt ka nisur stërvitjet parasezonale me Ajaxin, pasi Mino Raiola konfirmoi arritjen e marrëveshjes së lojtarit me Juventusin.

Marketing

De Ligt ishte i qeshur në stërvitje, që u bashkua me shokët për herë të parë pas fundit te sezonit të kaluar.

De Ligt u paraqit në stërvitje një ditë pasi Raiola konfirmoi se Juventusi ka arritur marrëveshje me mbrojtësin dhe se tani mbetet që klubet të merren vesh për çmimin e transferimit.

Raportohet se 19-vjeçari do të fitojë 9 milionë euro në sezon te “Zonja e Vjetër” plus bonuse dhe do të nënshkruajë kontratë deri më 2024.

Exit mobile version