Në rajonin e pollogut për gjashtë muaj janë zbuluar 1.118 vozitës pa patentë shoferi

Policia në rajonin e Tetovës në gjashtë muajt e parë nga ky vit ka zbuluar 597 vozitës pa marrjen e patentës së shoferit dhe patentë jo valide. Numri i këtyre vozitësve “ilegal” të zbuluar në rajonin e Gostivarit për të njëjtën periudhë arrin 521 vozitës, njofton zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Marketing

Ai tha se bëhet fjalë për persona të cilët kanë vozitur vetura, motoçikleta, ndërsa jo rrallë herë edhe furgona, kamion, por edhe autobus.

Numri më i madh i këtyre personave, sqaroi ai, janë të moshës 17 deri më 30 vjeç prej të cilëve nuk është numri i vogël i atyre të cilëve kanë marr pjesë edhe në aksidente.

Ai paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me kontrolle qëllimi i së cilës janë patentat e shoferit dhe të cilat në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit do të shpërndahen me intensitet dhe dinamikë më të madh.