Ballina Lajme Maqedoni Në repartet infektive kurohen 857 pacientë, rreth 130 krevate të lira

Në repartet infektive kurohen 857 pacientë, rreth 130 krevate të lira

Gjatë 24 orëve të fundit në Kovid-qendrat në spitalet e vendit është raportuar se kurohen 857 pacientë pozitiv ndaj Kovid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Marketing

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 81 pacientë pozitiv ndaj koronavirusit Kovid-19,. Në repartin infektiv në tetove, 43 pacientë, në Veles 60 pacientë, ndërsa në Kumanovë 110 pacient pozitiv ndaj Kovid-19. Në Kovid qendrën në Ohër janë hospitalizuar 100 pacientë, në Prilep 128, në Gostivar 73, në Strugë 38. Në spitalin e Strumicës 63 pacientë, në Koçanë 17, në Kërçovë 20, Kavadar 42 ndërsa në Gjevgjeli 15 pacientë të prekur nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të prekur nga Kovid-19 të cilët po kurohen në repartet infektive në kryeqendër dhe në spitalet tjera të vendit është 1318, ndërsa rreth 130 shtretër janë të lira në Kovid-Qendrat.

Exit mobile version