Në seancën e improvizuar, të udhëhequr nga Ali Ahmeti, Ziadin Sela zgjidhet kryetar Kuvendi

“Fronti Europian” ka mbajtur seancën improvizuese, konstituive të Kuvendit fitues nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit 2024, si dhe inaugurimin e fituesit të zgjedhjeve presidenciale Dr. Bujar Osmani, nga ana e Kuvendit të sapozgjedhur.

Marketing

Në këtë seancë të udhëhequr nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit.

““Konstatoj se me 120 “për”, deputeti Ziadin Sela është zgjedhur kryetar i Kuvendit të RMV-së. Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin tim, deputetit Ziadin Sela të ia uroj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të RMV-së dhe i uroj suksese në punë”, tha Ahmeti, pas çka Sela bëri edhe “betimin” e improvizuar”, tha Ahmeti.

Marketing