Më datë 20.05.2022 rreth orës 11.00 në njësinë policore në Kodrën e Diellit është raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në fshatin Shipkovicë, Tetovë, në qendër të fshatit në vendin e quajtur “Poroj”, gjatë gërmimit me makinë punuese janë gjetur dy thasë me granata.
Me autorizim të prokurorit publik, ekipi i SPB-së Tetovë ka kontrrolluar vendin dhe është konstatuar se bëhet fjalë për tre granata raketore, një granatëhedhës kumulative, një minë tromblon me mbushje dhe shtatë granata me mbushje 60 mm. Ekspertët nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Shkup i ka marrë mjetet shpërthyese në mënyrë të sigurt dhe ka konstatuar se ato ishin eksplozivë të prodhimit kinez dhe jugosllav.