Në Shkup janë sanksionuar 150 drejtues mjetesh, kryesisht për tejkalim të shpejtësisë

Gjithsej 150 masa, nga të cilat 20 për ngasje me shpejtësi të lejuar dhe 13 për drejtim pa patentë shofer, janë shqiptuar gjatë kontrolleve të djeshme në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit, të cilat janë kryer nga Departamenti i Punëve të Brendshme Shkup.

Marketing

Siç informon MPB-ja, janë shqiptuar shtatë masa për kalim sinjalistikë të mbyllur – semafor të kuq, tetë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë për drejtim nën efektin e alkoolit.

MPB njofton se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që siç thonë ata të rrisin sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.