Ballina Lajme Maqedoni Në Shkup mbillen fidane në përkujtim të 19 vjetorit të lumturimit të ...

Në Shkup mbillen fidane në përkujtim të 19 vjetorit të lumturimit të  Nënës Tereze

ITSHKSH në bashkëpunim me NP “Parqe dhe Gjelbërime” të mërkurën (19
tetor) ora 11, në prani të ambasadorëve dhe personalteteve nga jeta
publike, organizon mbjellen e pesë fidaneve në sheshin e Shkupit, të
cilët simbolizojnë familjen pesë anëtarëshe të Bojaxhinjëve të
Shkupit. Kjo ngjarje përkon me 19 vjetorin e lumturimit të Nënë Tereze
dhe vjen si kundërpërgjigje ndaj një tentimi për të asgjësuar
trashëgiminë e Nënës Tereze, që identifikohej përmes bredhit të saj të
dëmtuar, i mbjellë nga vet ajo në vitin 1980. Një aksion i ngjashëm
është shtri edhe në Prishtinë dhe në Tiranë.

Marketing
Exit mobile version