Ballina Aktuale Në shtator referendum dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, në tetor zgjedhje presidenciale?!

Në shtator referendum dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, në tetor zgjedhje presidenciale?!

Burime diplomatike thonë se bashkë me referendumin për çështjen e emrit, në shtator sipas gjitha gjasave do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Siç theksojnë këto burime për Gazetën Lajm, po shqyrtohet edhe një mundësi tjetër lidhur me zgjedhjet e parakohshme dhe referendumin.

Marketing

“Po shqyrtohet edhe mundësia që referendumi të mbahet në tetor. Nëse prolongohet deri atëherë, janë reale gjasat që bashkë me referendumin dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbahen edhe zgjedhje presidenciale. Sipas ligjit, zgjedhjet presidenciale mund të shpallen 6 muaj para terminit të rregullt, që do të thotë se ky kusht ligjor do të plotësohet nga fundi i tetorit”.

Marketing
Exit mobile version