Një nga historitë më të komentuara, ajo mes Shakirës dhe Gerrard Pique të nisur pas Botërorit të vitit 2010, tashmë ka marrë fund. Lojtari i Barcelonës dhe këngëtarja e famshme kolumbiane janë ndarë dhe këtë e kanë bërë publike ndërsa mbrojtësi i Barcelonës ka nisur një tjetër lidhje, këtë herë me një vajzë 23-vjeçare, Chia Martin.
Megjithatë, tashmë që çifti Shakira-Pique nuk ekziston më, në publik kanë dalë disa detaje që lidhen me jetën private të këngëtares teksa një nga paparacët e famshëm në Spanjë, Jordi Martin, thekson se vite më parë Shakira përjetoi një romancë me Rafael Nadal.
Në fakt, diçka e tillë bëhet publike për herë të parë pasi kurrë nuk është përfolur për një lidhje mes kolumbianes dhe tenistit të famshëm.
Sipas Martin, romanca mes dy personazheve nisi pasi Nadal mori pjesë në videoklipën e këngës Gitana të Shakirës megjithatë palët ia dolën ta mbanin të fshehtë, të paktën deri në këtë moment kur gjithçka është zbuluar edhe pse nuk ka reagim nga asnjë prej emrave të përfshirë nga paparaci Martin.