Në spitalin “8 Shtatori” lëshohen në përdorim tre salla të reja për kardiologji dhe radiologji ndërhyrëse

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Shëndetësisë dr. Fatmir Mexhiti dhe zëvendësministrja dr. Maja Manoleva, sot vizituan SPQ “8 Shtatori” në Shkup. Në kuadër të vizitës, Kryeministri Kovaçevski i vizitoi tre sallat e reja për kardiologji dhe radiologji intervente të cilat janë pajisur me angiografi të reja moderne. Me lëshimin në përdorim sot, në SPQ “8 Shtatori” janë krijuar kushte për procedura intervente kardiologjie dhe radiologjike në nivel më të lartë njëjtë si në Qendrën Klinike.

Marketing

“Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit punojnë ekspertë nga shumë fusha; kardiologjia, mjekësia interne, kirurgjia, ortopedia, këtu mjekohen shumë pacientë, njëjtë sikur mjekohen në klinika. Si Qeveri jemi t vetëdijshëm se zhvillimi i vazhdueshëm i mjekësisë kërkon ndjekjen e tekave bashkëkohore, prandaj i ndjekim kërkesat e spitaleve, klinikave, institucioneve shëndetësore në shtet dhe e mbështesim zhvillimin e tyre. Fokusi jonë është të krijojmë shëndetësi moderne dhe bashkëkohore publike, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë. Vitet e fundit, pas katër dekadave për së pari herë u rinovuan, u modernizuan shumë kapacitete shëndetësore me pajisje të shtrenjta dhe jo vetëm në institucionet shëndetësore në Shkup por në gjithë shtetin. Qytetarët tanë meritojnë shëndetësi cilësore që avancohet nga dita në ditë dhe i rrit kapacitetet e veta për kujdesin e të gjithë qytetarëve të cilëve u nevojitet kujdes shëndetësor”, tha Kryeministri Kovaçevski.

Ministri i Shëndetësisë, dr. Fatmir Mexhiti, theksoi se në tre sallat për kardiologji dhe radiologji intervente të pajisura me angiografi të reja moderne, edhe më shumë rritet niveli i këtij institucioni shëndetësor.

“Këto salla për intervenime nga fusha e kardiologjisë janë ndihmë serioze për lehtësimin e Qendrës Klinike, veçanërisht në pjesën e intervenimeve të komplikuara. Tre sallat e reja që fillojnë me punë prej sot janë me rëndësi për uljen e listave të pritjes për intervenime nga fusha e kardiologjisë, si koronarografi, karotidografi, angiografi periferike, stentime koronar, tentime të karotideve dhe tentime të enëve të gjakut të ekstremiteteve. Rastet urgjente si pacientë me infarkt akut dhe miokard nuk do të presin më, por kujdesi dhe pranimi i tyre do të jetë urgjent dhe ajo që është shumë e rëndësishme është se kjo nuk do të ndikojë në programin e rregullt të pacientëve të caktuar në terminin e rregullt”, theksoi ministri Mexhiti.

Drejtori i SPQ “8 Shtatori” dr. Hristijan Kostov, gjatë fjalimit të tij theksoi se modernizimi i procedurave për diagnostifikim spitali është furnizuar me pajisje dhe aparaturë më të sofistikuar.

“Dy aparate për procedura intervente vaskulare dhe radiologjike, gjegjësisht angiografi me të cilat do të ulen dukshëm listat e pritjes për koronografi, karotidografi, angiografi periferike, stentime koronar, stentime të karotideve dhe tentime të enëve të gjakut të ekstremiteteve. Më pas e furnizuam edhe aparatin për mamografi me stereotaksë, aparatin për ultrazë me rezolucion të lartë adekuat për procedura të ndryshme diagnostifikuese, tomograf kompjuterik të gjeneratës së re, i cili ka detektor 128-sllajs, me rezolucion të lartë dhe shpejtësi dhe në ditë mund të “incizohen” më shumë se 50 pacientë në çfarëdo forme diagnostifikimi.Dy aparatet digjitale më moderne për grafi konvencionale, aparat për navigim, i dedikuar për kirurgjinë e hundës, sinuseve, veshëve dhe baza e kafkës, me qëllim të kirurgjisë më të sigurt në këto fusha. Shprehim shumë falënderim të sinqertë deri te miqtë tanë populli i Japonisë, si dhe Banka Botërore”, tha Kostov.