Në stacionin e autobusëve në Prishtinë, takohen Lazim Destani e Saimir Mane

Dy miliarderët më të mëdhenj shqiptarë, Lazim Destani nga Maqedonia e Saimir Mane nga Shqipëria ia kanë mësyrë Stacionit të Autobusëve në Prishtinë.

Marketing

Por, asnjëri nuk e kanë ndërmend të udhëtojnë me autobusë. Gazeta inFokus, mëson se Destani e Mane tashmë kanë shprehur interesim për ta zhvendosur komplet stacionin nga lagja Kalabria në kryeqytet, për të ndërtuar qendrën më të madhe tregtare në rajon.

Në hapësirën prej 15.2 hektarësh Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, është në pritje të ofertave për investim që nga nëntori i 2016-ës, kur kishte organizuar një konferencë me investitorë.

Marketing