Ballina Aktuale Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet nga gjysmë ore

Në Tabanoc për dalje nga vendi pritet nga gjysmë ore

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për dalje nga vendi pritet nga 30 minuta. Në vendkalimet e tjera nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.

Marketing

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve, posaçërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina lumenjsh dhe gryka malore, ku ka mundësi të paraqitjes së shembjeve, e posaçërisht në akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

“Në Rrugën rajonale RR2133, aksi Kumanovë – Opajë do të kryhen ndërhyrje në asfalt, për ç’shkak do të bëhet mbyllja e komunikacionit prej sot e deri më 31 korrik, e mërkurë, në kohëzgjatje prej 09:00 deri në orën 18:00”, informojnë nga LAMM.

Exit mobile version