Ballina Lajme Maqedoni Në Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth një orë

Në Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth një orë

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, në VK Tabanoc për hyrje në vend koha e pritjes është rreth një orë.

Marketing

Siç informojnë nga LAMM, në vendkalimet e tjera nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka më pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing
Exit mobile version