Ballina Aktuale Në Tabanoc pritet 30, në Bogorodicë 40 minuta

Në Tabanoc pritet 30, në Bogorodicë 40 minuta

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në VK Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është rreth 30 minuta, ndërsa në VK Bogorodica për dalje nga shteti, koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga pala maqedonase nuk ka vonesa më të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi.

Marketing

LAMM rekomandon respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Marketing
Exit mobile version