Ballina Lajme Maqedoni Në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta

Në “Tabanoc” pritet rreth 30 minuta

Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa të gjata, informuan sot në mëngjes nga Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM).

Marketing

Qarkullimi në rrugët shtetërore është i pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është i moderuar. Nga LAMM njoftojnë se në periudhën prej orës 11:30 deri në 14:30 do të ketë ndërprerje të përkohshme të të komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër, më saktësisht në pjesën Preseka-fshati Vrbjani.

Exit mobile version