Analisti Nexhmendin Spahiu ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë së Kosovës Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Kurti duhet të pritej me flamujt e Kosovës, pasi Kosova ka flamurin e saj.
“Është flamuri kombëtar i Shqipërisë sepse Kosova ka një flamur tjetër. Deshën apo nuk deshën kjo është si puna e vëllezërve që ndahen nga e njëjta shtëpi. Shqiptarët në rajon duhet ta pranojnë flamurin e Kosovës si një flamur shqiptar, vetëm sepse nuk kanë ngjyrat njësoj.
Do ishte e natyrshme që presidenti apo kryeministri i Shqipërisë të vizitonte të pritej me flamujt kuq e zi, po ashtu do të ishte a natyrshme që kur kryeministri i Kosovës të pritej me flamujt e Kosovës në vendet që do të vizitonte”- tha ai.