Në Tetovë, shoferët nuk i respektojnë rregullat

Rrugët e Tetovës po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme. Pjesa më e madhe e shoferëve nuk respektojnë fare rregullat. Sipas policisë madje numri i shkeljeve në komunikacion ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Shoferët drejtojnë makinat pa leje, mbi shpejtësinë e lejuar dhe pa rripin e sigurisë. Rregullat më shpesh nuk i respektojnë të rinjtë.

Marketing

Drejtuesit e autoshkollave për këtë gjendje fajësojnë në radhë të parë shkollat fillore të cilat, sipas instruktorëve të vozitjes, duhet ti kushtojnë më tepër vëmendje kulturës në komunikacion, por edhe prindërit.

Përndryshe, numri më i madh i aksidenteve këtë vit kanë ndodhur si pasojë e vozitjes së shpejtë në të cilat 6 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Marketing