Ballina Lajme Botë Në Turqi dyshohet për 12 persona të prekur nga coronavirusi

Në Turqi dyshohet për 12 persona të prekur nga coronavirusi

Rreth 12 persona në Turqi, dyshohet se janë prekur nga coronavirusi i Wuhanit.

Marketing

10 prej të cilëve raportohet se janë turistë kinezë.

Të njëjtit janë pranuar në një spital në provincën Qendrore Anatoliane të Turqisë.

Ministria e Shëndetësisë në Turqi, ka thënë se testet fillestare të tyre janë kthyer negativisht por ata janë ende duke pritur për rezultatet e testeve të gjakut, ku mund të definonin saktësisht transmetimin e virusit.

Pacientët raportohet se janë duke u trajtuar në një mjedis të izoluar nga kontakti me të tjerët.

Exit mobile version