Në UT u organizua turneu tradicional në futboll të vogël

Në vazhdën e aktiviteteve për 28-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës u zhvillua turneu tradicional i futbollit të vogël, i organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike. Në këtë turne morën pjesë të gjithë fakultetet e Universitetit të Tetovës dhe ndeshjet u zhvilluan gjatë dy ditëve. Fitues i turneut u shpall Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë, pasi triumfoi në finale me rezultatin 3:2 ndaj Fakultetit të Kulturës Fizike. Vendi i tretë i takoi ekipit të Fakultetit Juridik.
Skuadrës së vendit të tretë, Fakultetit Juridik, kupën ia ndau Kryetarja e Parlamentit Studentor, Eliesa Zhaku. Ekipit të vendit të dytë, Fakultetit të Kulturës Fizike, kupën ia dorëzoi prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti. Kupën për lojtarin më të mirë të këtij turneu – Urim Mavrajn, nga ekipi i Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë ia ndau profesori i Fakultetit të Kulturës Fizike, Prof. Dr. Hyjnor Kica. Ndërkaq, kampionëve – Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë kupën ua ndau kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti. Kurse, kupën tradicionale të turneut, ekipit fitues ia dorëzoi Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti. Kjo ngjarje u përmbyll me një fotografi të përbashkët të pjesëmarrësve me trofetë e fituar.

Marketing
Marketing