“Në xhepin e kujt përfunduan 10 milionë euro” – ende nuk ka përgjigje për furnizimin e terminaleve për lotari

Përgjigjen e këtyre pyetjeve të VLEN-it, opinioni ka dy muaj që po e pret. Atëherë Prokuroria vetëm informoi se janë formuar disa lëndë në lidhje me aspektet e ndryshme të punës së Lotarisë shtetërore. Pyetëm edhe sot se deri ku ka arritur çështja e këtyre lëndëve, por përgjigje nuk morëm.

Marketing

Atëherë koalicioni VLEN kërkoni që Prokuroria të hetojë se pse nëse çmimi i tregut për një terminal të lotarisë është 3800 euro, të njëjtët janë blerë me çmim prej 10.000 euro.

A kanë parashtruar prova deri në Prokurori apo a janë thirrur në bisedë, gjithashtu sot nuk arritëm të marrim përgjigje nga koalicioni VLEN.

TV21 tashmë ka informuar se në 40 lokacione nëpër Maqedoni duhet të fillojë me punë Videolotaria e re shtetërorë NOVO VLT e cila është formuar vitin e kaluar nga SHA Lotaria shtetërore dhe gjiganti austriak HLT.

Nga Videolotaria e re shtetërore NOVO VLT thonë se tenderi është zbatuar sipas ligjit dhe se me përplasjet ditore partiake u shkaktohet dëm serioz korporativ. Pronar dominues i kësaj kompanie është Lotaria shtetërore, ndërsa bashkëpronar është HTL Maqedoni, kompani në pronësi të plotë të kompanisë austriake Novomatik.

Për informacionet e koalicionit VLEN dhe pyetjen: A është e lejueshme që të ketë furnizim publik për shkak se kompania HTL është pjesë e grupacionit austriak Novomatik, ndërsa Videolotaria e re shtetërore NOVO VLT ia ka dhënë tenderin prej 3.7 milionë eurove partnerit të huaj të lotarisë shtetërore, përgjigje kërkuam nga Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca.

Sipas burimeve tona, prokuroria tashmë e heton marrëveshjen në vlerë prej 300 mijë eurove, para që i janë transferuar kompanisë SHPK “Hej” për marrje me qira prej 13 muajve të një ish-restoranti. Atje janë ruajtur terminalët e lotarisë.

Terminalët, siç publikoi REL, janë jashtë përdorimit dhe mbi ta ka zënë pluhuri. Ishin stacionuar në Vizbeg në një ish-restorant për dasma, që ish-drejtuesit e shoqërisë aksionare e zgjodhën për hapësirë administrativo-afariste prej ku do të funksionojë.

Janë kërkuar edhe dokumente për subjektet e sapoformuara juridike të lidhura me gjigantin austriak HTL dhe blerjen e terminalëve për bixhoz në vlerë prej 19 milionë eurove.

Tenderin e mori HTL Maqedoni që është një prej pronarëve të NOVO VLT. Kjo kompani ishte ofruesi i vetëm në tender. Kjo do të thotë se NOVO VLT ia ka dhënë tenderin prej 19 milionë eurove bashkëpronarit të saj – partneri i huaj i lotarisë shtetërore.

Informacionet për korrupsion ishin pikënisje që qeveria e re të sjellë vendim për marrjen e licencave të kazinove online. Gjatë revidimit të ligjeve për bixhoz, më shpesh lojtarë të huaj në sektorin maqedonas për bixhoz i sulmuan idetë duke i quajtur të padrejta, demagogjike që nuk mund të realizohen.

Edhe pse kishte paralajmërime, në seancën e sotme qeveritare aspak nuk ka pasur pikë për shfuqizimin e kazinos së fundit online Megawin.