Deri tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) janë dorëzuar edhe ankesa nga Komuna e Zhelinës dhe sipas informacioneve atje mund të ripërsëritet votimi.
Në këtë Komunë ku kishte në garë dy kandidatë nga BDI dhe Lëvizja Besa KSHZ është duke shqyrtuar ankesat e partisë më të madhe shqiptare për shkak të parregulësive atje.
Në ndërkohë që ka ardhur edhe një reagim nga Shtabi Komunal ku thuhet se gjatë fushatës kundërkandidati pati një deklaratë ku “përcaktonte” kush ku e ka gjetur ESHIN e vet.
Sipas tyre pas ditës së votimit është e qartë se ai eshin e vet e ka gjetur te disa mercenarë kriminel të cilët në disa vendvotime ushtruan terror sistematik mbi vëzhguesit, komisionerët por edhe votuesit duke i kërcënuar e kapur për gjoksi edhe në vendvotime!
Drejtorët e “depolitizuar” bashkë me stafin teknik çkyqën rrymën në disa vendvotime dhe po të njejtit mercenarë të paguar të eshit të tyre përsëri në po atë kohë u gjendën aty edhepse nga shtabi jonë kishin denoncuar prezencën e tyre në vendvotime, dhunën që ushtronin tek vëzhguesit e komisionerët të cilët protestonin dhe informonin për parregullsitë.
Disa persona me vetëm një muaj afat të kaluar te letërnjoftimeve nuk i lejonin të votojnë (e lejuar ishte deri në 6 muaj afat i kaluar) kurse ca te tjerë me afat të kaluar me më tepër se 1vit e gjysmë e me letërnjoftime të thyera copë lejoheshin të votojnë.
Si përfundim, për të merituar pagat që kanë pranuar nga eshi i tyre në krye të komunës, pasi kryetari i komisionit në një vendvotim nuk e nënshkruan procesverbalin, këta mercenarë shkojnë dhe e marin nga shtëpia dhe me metodat e tyre kriminale e detyrojnë ta nënshkruaj në hapësirat e objektit të komunës disa orë pas përfundimit të procesit.
Të gjitha këto parregullsi janë shënuar dhe kemi parashtruar ankesë në KSHZ.
Ka argumente të pamohueshme që në dy vendvotime të anulohet procesi zgjedhor dhe nëse ka drejtesi do të PËRSËRITET votimi në dy vendvotime në Zhelinë.
Kemi një porosi tani – Mos tentoni ta terrorizoni procesin e votimit përsëri sepse ju premtojmë se pasojat ligjore nuk do të shpëtoni pa i shijuar për këtë që tanimë e keni bërë por edhe më keq do ta keni nëse do doni ta përsëritni. Nuk do ti frikësoni Zhelinasit edhe një herë sepse tani e dijmë mënyrën tuaj të veprimit dhe do të jemi të përgatitur.
Nëse nuk do të përsëritet votimi atëherë na qoft përhajr udhëheqësia e këtij ESHI kriminal!
Afati për dorëzimin eankesave për raundin e dytë zgjedhor nga zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën, skadon nesër në orën 14:00, njoftoi gjatë ditës së djeshme kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.