Nedellkov i kënaqur nga greva e SASHK-ut, nuk ka presione për ndërprerje

Në gjitha rajonet ku SASHK-u ka organizata sindikale, ndërsa ka pothuajse në gjitha komunat, po respektohet vendimi i Këshillit të SASHK-ut për t’iu bashkuar grevës paralajmëruese dhe unë jam absolutisht i kënaqur. Nga burimet tona mësojmë se edhe ata që nuk janë anëtarë në shumë vende po i bashkohen grevës dhe i falënderoj për solidarizimin me organizatën tonë, ka deklaruar kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.

Marketing

Ai paraditen e sotme e ka vizituar SHF “Dimitar Makedonski” në lagjen Lisiçe ku arsimtarët janë në punë, por nuk kanë aktivitete, ndërsa sot pranojnë nxënës të klasës së parë.

Nedellkov ka thënë se sipas burimeve të tyre nuk ushtrohet presion mbi arsimtarët që të ndërpritet greva.

“Atje ku pranohen nxënës dhe ata të klasës së parë, janë kolegë që nuk janë anëtarë tanë dhe të cilët nuk i janë bashkuar grevës”, ka shtuar kryetari i SASHK-ut.

Lidhur me kërkesën e tyre për rroga më të larta deri në 25 për qind, nga ana tjetër qëndrimi i MASH-it është se për një vit janë rritur pagat për 10.8 për qind, Nedellkov ka thënë se ai është aspekti kryesor në ngecjen.

“Muaj prapa nuk kemi ofertë konkrete sa dhe prej kur. Mendoj se në shtator veçmë kartat do të hapen pasi ora po numëron. Deri në fund të shtatorit ne patjetër të gjejmë zgjidhje reciproke të pranueshme për rritjen e rrogave që muajin tetor të dimë se çka më tutje. Nëse gjejmë zgjidhje, mësimi do të vazhdojë në mënyrën më të mirë, nëse jo Këshilli i SASHK-ut në fillim të tetorit do të diskutojë për negociatat në shtator dhe do të sjell vendim adekuat. Si do të jetë ajo, në këtë moment nuk mund të prejudikoj”, ka thënë Nedellkov.

Marketing