Ballina Aktuale Nedellkovski në janar do t’i gjykohet për përdorim të gjuhës së urrejtjes

Nedellkovski në janar do t’i gjykohet për përdorim të gjuhës së urrejtjes

Milenko Nedellkovski, më 17 janar të vitit të ardhshëm do të ulet në bankën e të akuzuarve për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes.

Marketing

Bëhet fjalë për ngjarjen e përhapjes së zjarreve në Atika të Greqisë, ku vdiqën 100 persona, ndërsa Prokuroria atëherë vlerësoi se Nedelkovski si person publik ka shpërndarë në internet përmbajtje raciste dhe ksenofobike.

Në profilin e tij publik në Facebook, ai shkroi një koment për rastin e zjarrit në gadishullin grek Atika, i cili, sipas aktakuzës, nxiti urrejtjen ndaj grekëve si një grup etnik.
Për këtë vepër penale, në Kodin Penal parashihet dënimi me burg prej një deri në pesë vjet.

Marketing
Exit mobile version