Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar pasi zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov vëri në pikëpyetje punën e Osmanit në bisedimet me Bullgarinë, përcjell TV21. Osmani thotë se qëndrimet e tij personale janë në përputhje me qëndrimet dhe interesat kombëtare ndërsa u bën thirrje kolegëve aktualë dhe të dikurshëm që të respektojnë njëri-tjetrit dhe të ruajnë nivelin e besimit që kanë ndërtuar prej shumë vitesh, me qëllim që të sigurohet ardhmëria evropiane për qytetarët.
“Në fund, qëndrimet e mia personale, si ministër i Punëve të Jashtme dhe si person, i përgjigjen absolutisht qëndrimeve shtetërore që ne si Qeveri i përfaqësojmë në mënyrë aktive, përkatësisht: kur bashkërisht ndërtuam interesat shtetërore në krijimin e Marrëveshjes së Prespës; dhe kur bashkërisht krijuam Marrëveshjen e Miqësisë me Bullgarinë; dhe tani, kur flasim sërish për tejkalimin e dallimeve me fqinjët tanë”, ka shkruar mes tjerash Osmani.
https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/488355789312414