Nën ndikimin e kokainës dhe me pasaporta false, arrestohen dy kosovarë në Gjermani

Dy shtetas të Kosovës që po vinin nga Belgjika për në Kosovë janë arrestuar në Passau në kufirin mes Gjermanisë dhe Austrisë.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.

Sipas komunikatës së Policisë së Passaut, zyrtarët e pikës kufitare pas testimeve të bëra kishin konstatuar se të dyshuarit kishin rezultuar pozitiv në kokainë.

“Inspektuan një Mercedes me regjistrim belg në parkingun e autostradës Hammerbach në orët e mbrëmjes. Një kosovar 31-vjeçar u gjet në timon. Pas një inspektimi nga afër u zbulua se ai ishte nën ndikimin e narkotikëve”, njofton Policia e Passaut.

Në komunikatë tutje thuhet se personi shoqërues i 31-vjeçarit, përveçse ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike, barte edhe pasaportë të falsifikuar.

“Shoferi i tij 38 vjeçar gjithashtu nuk ishte në gjendje të vazhdonte sepse ai u tregoi zyrtarëve një patentë shoferi kosovar, e cila u njoh nga kufitarët si një falsifikim total”.

Marketing