Nëna dhe e bija rrahin burrin dhe djalin në Pejë

Një rast i pazakontë i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para pas mesnatës të së premtes në Pejë.

Marketing

Nëna dhe e bija e saj dyshohet se kanë shkaktuar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllaut).

Të njëjtat janë arrestuar, por pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar nënë e bij, të dyshuara femra kosovare, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait) meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.