Nënshkruhen marrëveshjet e para IPARD 2 për modernizim të ekonomive bujqësore

 Në Agjencinë pagesore sot ishin nënshkruar dhjetë marrëveshjet e para  të Programit IPARD 2, për modernizim të ekonomive bujqësore përmes furnizimit  të mekanizmit dhe pajisjes.

Marketing

Me marrëveshjet,  me vlerë prej 137.000 euro,  siç thanë drejtori i Agjencisë, Nikollçe Babovski dhe ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski, fillon cikli i ri investues në agro-sektor.

Gjatë shtatorit, theksuan Babovski dhe Dimkovski, pritet finalizimi i tërë procedurës me nënshkrimin e 800 marrëveshjeve të pritura, me vlerë prej 10 milion euro.

“Sot, me nënshkrimin  e këtyre marrëveshjeve, injektohen mjete të reja për përparimin e bujqësisë vendore. U mundësohet bujqve bashkëfinancim i shpenzimeve për ndërtimin ose rikonstruimin e objekteve për ushqim shtazor, depo, frigoriferë, kalibratorë…Por, bujqit mund të furnizojnë edhe makineri, si dhe sisteme për ujitje, “pikë për pike””, theksoi ministri  Dimkovski, duke shtuar se efektet tashmë shihen  nëse merret parasysh  se kjo IPARD thirrje përfundon në shkurt, ndërsa tani, vetëm për gjashtë muaj, nënshkruhen marrëveshjet e para.

Përpunimi i aplikimeve dhe realizimi i investimeve, vlerësoi, shkon shumë shpejtë, ndërsa me atë edhe paratë për investimet kthehen te bujqit.

Sipas drejtorit të Agjencisë pagesore, Babovski, në kohën kur vendi  bashkangjitet drejt BE-së, më se e nevojshme është mbështetja nga IPARD. Ai edhe njëherë apelon, të gjithë bujqit të cilët duan  t’i modernizojnë  kapacitetet e tyre dhe fermat, të aplikojnë për para nga fondet evropiane.

Mes bujqve individual që sot nënshkruan marrëveshje, ishte edhe një grua e cila meret me prodhimtari bimore.

Kënaqësi nga marrëveshja e nënshkruar ka shprehur edhe Bujar Zeneli, pemëtar.

Në thirrjen e parë nga IPARD 2 janë lidhur 947 marrëveshje dhe me to është pranuar pagesa e 21,7 milion eurove. Prej tyre,  84 aplikues  i kanë përfunduar investimet  dhe kanë dorëzuar kërkesa  për kthim  të mbi 14  milion eurove,  ndërsa 511 aplikuesve tërësisht u janë paguar mjetet  dhe te ato janë kthyer 6,98 milion euro, të cilat,  siç vlerësoi Babovski, janë kapital i freskët  në bujqësi.

Në thirrjen e dytë IPARD 2 për Masën 3  e cila parashikon investime për përpunimin e prodhimeve bujqësore dhe të peshkatarisë, deri te Agjencia pagesore kanë arritur 65 aplikime me të cilat kërkohen 15,4 milion euro. Deri tani  29 aplikues kanë lidhur marrëveshje dhe kanë filluar realizimin  e investimit. Njëri prej tyre tërësisht e ka përfunduar dhe  dorëzuar kërkesë për kthim të 3,1 milion eurove. 

Marketing