Kryetarja e Komunës së Tetovës z. Teuta Arifi dhe drejtori i Teatrit të Tetovës Bekim Smaili kanë nëshkruar një kontratë për ndërtimin e këtij institucioni kulturorë të rëndësishëm që ka të bëjë me fazën e dytë informon TetovaSot.
Teuta Arifi ,kryetare e Komunës tha se është nënshkruar kontrata mes Qendrës për Kulturë në Tetovë dhe realizuesit, për ndërtimin e fazës së dytë dhe përfundimtare të objektit të ri të Bibliotekës dhe Teatrit në Tetovë.
Me përfundimin e këtij projekti deri në vitin 2025, artdashësit, artistët dhe të gjithë qytetarët e Tetovës do të fitojnë një godinë moderne të teatrit dhe bibliotekës, leximore bashkëkohore, salla të kinemasë, dhe parkingje nëntokësore u shpreh ajo .
Tetova gjithnjë ka pasur një histori dhe jetë të begatë kulturore, dhe ky projekt madhor do të kontribojë në rritjen e cilësisë së artit institucional në qytet! deklaroi z Arifi
Me këtë rast drejtori i Teatrit Bekim Smaili tha se projekti i ndërtimit të Teatrit dhe Bibliotekës është një ndër projektet më madhështore si nga puna e realizimit ashtu edhe për nga kostoja e ndërtimit.
Ai tha se me një angazhim maksimal si institucion kemi arritur të finalizojmë të gjitha procedurat e realizimit të punimeve
Për fazën e dytë të enterierit shpallëm prokurorim publik në procedurë të hapur ndërkombëtare duke respektuar të gjitha afatet ligjore u shpreh drejtori i Tratrit .
blob:https://www.facebook.com/84b6c5cb-b661-42fa-a2b2-c0d7f405d7b3