Nëpunësit policor pranë Qendrës rajonale për punë kufitare Lindje, në fshatrat Kiselica dhe Selnik, në afërsi të kufirit shtetëror me Republikën e Bullgarisë, sot në periudhën nga ora 10 deri në orën 15, i kanë vizituar personat e moshuar të cilët jetojnë vetëm në mjedise të largëta të fshatrave Kiselica dhe Selnik, drejt të cilëve është vështirësuar qasja për shkak të dëborës.
Siç kumtoi MPB, ata u dorëzuan ushqim dhe ilaçe, si dhe numra telefoni për kontakt përderisa kanë ndonjë nevojë.