Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar ndihmë nga qytetarët në identifikimin e huliganëve të cilit gjatë mbrëmjes së djeshme gjuajtën me molotov koktej drejt policëve para Kuvendit, përcjell TV21. MPB kërkon që çdokush që i njeh personat në video t’i paraqesë në polici ose të lajmërohet në numrin 192.
“Pavarësisht nëse kallëzimi është anonim apo jo, punonjësit e policisë do të veprojnë dhe në rast të vërtetimit të identitetit do të merren masat e duhura ligjore ndaj autorëve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
https://video-sof1-2.xx.fbcdn.net/v/t42.1790-2/292336052_1406538363190277_3544034189209226557_n.mp4?_nc_cat=104&ccb=1-7&_nc_sid=985c63&efg=eyJybHIiOjMwMCwicmxhIjo1MTIsInZlbmNvZGVfdGFnIjoic3ZlX3NkIn0%3D&_nc_ohc=XeYji8x4pKMAX_18rW4&rl=300&vabr=156&_nc_ht=video-sof1-2.xx&edm=AGo2L-IEAAAA&oh=00_AT9wx53UZYU895YHYnmHpFpEDrgPtc-MMXAaQm-ZMsLy2Q&oe=62C5AB39