Nëse jeni përdorues i iPhone duhet të bëni këtë veprim çdo javë

Këtu kemi një këshillë të thjeshtë. Rindizni telefonin çdo javë ose siç njihet ndryshe “Restart.”

Marketing

Mbajmë mend një kohë kur të gjithë kishin nevojë për këshilla sesi ti bënim kompjuerët më të shpejtë apo ti mbajmë më të sigurtë.

Sot pajisjet kanë ndryshuar, ka ardhur epoka e smartfonëve, por pyetjet mbeten të njëjta.

Veçanërisht iPhone bien në këtë kategori. Kjo sepse njerëzit i mbajnë iPhone më gjatë se telefonët Android, ose sepse marrin më shumë përditësime apo vuajnë më pak nga ngadalësimet.

Nuk jemi të sigurtë për arsyen e vërtetë, por përdoruesit e iPhone kërkojnë këshilla më shumë sesi ti bëjnë telefonët më të shpejtë krahasuar me përdoruesit e Android.

Gjithashtu ndihen më të kërcënuar nga hakerët dhe siguria e të dhënave.

Këtu kemi një këshillë të thjeshtë. Rindizni telefonin çdo javë ose siç njihet ndryshe “Restart.”

Jo vetëm që pastron memorien RAM por gjithashtu ju mbron nga sulmet e hakerëve duke e bërë më të vështirë që të mbajnë nën kontroll iPhone. Hakimet nuk u mbijetojnë dot rindezjeve.