Interi e ka bërë gati planin në rast largimi të Antonio Conte.
Trajneri italian ka lënë shumë dyshime me deklaratën e bërë menjëherë pas humbjes në finale të Ligës së Evropës nga Sevilla, duke thënë se nuk e di nëse do të jetë në stolin e Interit edhe sezonin e ri.
Në mediet në Itali raportohet se java që po vjen do të jetë vendimtare, me Conten që mund të largohet nga Inter.
‘Zikaltërit’ tashmë kanë menduar për pasuesin e tij, dhe do të jetë një tjetër trajner italian.
Bëhet fjalë për Massimiliano Allegrin, ish trajnerin e Milanit dhe Juventusit.
Pikërisht Allegri në të kaluarën kishte zëvendësuar Conten te Juventusi, për të vazhduar dominimin në Serie A.
Allegri është i papunë, që pas largimit nga Juventus vitin e kaluar.