Nëse makina ka ndaluar dhe kondicioneri është i ndezur, gjobë

Lajmi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, për shkak dhe të rritjes së temperaturave. Nëse mbahet ndezur ajri i kondicionuar ndërkohë që automjetit është i ndalur, nëse jeni në ndonjë nga vendet e Bashkimit Europian, rrezikoni gjoba të kripura. Normativa europiane ka hyrë në fuqi që në vitin 2007, dhe sipas të cilës ndalohet mbajtja ndezur e motorit të automjetit kur nuk është në lëvizje. Duke fikur automjetin, automatikisht fiket dhe ajri i kondicionuar.

Marketing

Arsyeja e kësaj norme ka të bëjë me luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe në mënyrë më specifike me uljen progresive të emetimeve të mjeteve të transportit që duhen fikur gjithnjë nëse nuk ka një arsye të vlefshme për të qëndruar ndezur. Për sa i përket shumës së gjobës, çdo vend anëtar i Bashkimit Europian mund të vendosë në mënyrë të pavarur.

Italia ka dhe gjobën më të kripur në këtë rast deri në 435 euro. Në Londër gjoba për një shkelje të tillë është 22 euro, Ndërsa në Madrid deri në 100 euro. Në disa qytete të Italisë ata që nuk pranojnë të paguajnë menjëherë gjobën, nuk mund të rindezin automjetin e tyre deri sa ta bëjnë, dhe do të jenë të detyruar të lëvizin me një mjet të transportit publik për të arritur në destinacion. Ky është dhe objektivi i vërtetë i normës.