Nesër bëhet spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit njofton se ditën e premte do të bëjë spërkatjen kundër mushkonjave.

Marketing

Dezinsektimi kundër mushkonjave që do të ndodhë në territorin e Qytetit të Shkupit do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit.

Po ashtu dezinsektimi në terren do të bëhet po atë ditë gjatë gjithë ditës.

“Nëse kushtet klimatike nuk lejojnë spërkatjen, dezinsektimi me avion do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet do të jenë më të volitshme”, thonë nga Qyteti i Shkupit duke i njoftuar bletarët që t’i ndërmarrin masat e nevojshme.