Nesër derbi Vardari – Shkëndija

Pas pauzës me ndeshjet ndërkombëtare të përfaqësueseve, këtë fundjavë rikthehet kampionatin në elitën e futbollit vendor me ndeshjet e xhiros së 9-të. Kjo xhiro hapet me derbin Vardari – Shkëndija që luhet të shtunën në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

Marketing

Kuqezinjtë nga Tetova janë lider në renditjen tabelare dhe në këtë transfertë përballë rivalit udhëtojnë vetëm për fitore. Vardari deri më tani ka grumbulluar 11 pikë dhe ndodhet në pozitën e 8-të, me Shkëndijën e Ernest Gjokës që duket dukshëm favorite për ta fituar këtë sfidë.

Takimi Vardari – Shkëndija luhet të shtunën nga ora 14:30. Ndërkohë në të njejtin termin të dielën do të zhvillohen edhe 5 takimet tjera të kësaj xhiroje.

Marketing