Nesër finalja e Samitit të OSBE-së në Shkup

Finalja e Samitit të OSBE-së në Shkup është nesër, kur është caktuar edhe press-konferenca e shefit të diplomacisë ruse, Lavrov. Në këtë samit fokusi është vënë për të ardhmen e organizatës dhe sfidat me të cilat përballet, kurse priten vendime për kryesuesin për vitin 2024, ku në takimin përgatitor në Vjenë ishte arritur konsensusi për Maltën.

Marketing

Samiti në Shkup shihet si vendimtar për të ardhmen e OSBE-së. Një nga sfidat kryesore ishte se kush do ta marrë kryesimin për vitin 2024 nga Maqedonia e Veriut.

Krahas kësaj, në kuadër të OSBE-së duhet që në Shkup të arrihet konsensusi dhe për katër pozitat kyçe; Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e ODIHR-it, Përfaqësuesin e Lartë për Pakica Kombëtare dhe përfaqësuesin për lirinë e mediave.

Mandati i funksionarëve aktual përfundon më 4 dhjetor.

Ndryshe, OSBE-ja paraqet organizatën ndërkombëtare të sigurisë në botë që është themeluar gjatë kohës së “luftës së ftohtë” si platformë dialogu midis perëndimit dhe bllokut lindor. Selia e Organizatës është në Vjenë, kurse OSBE ka edhe trupin parlamentar me 323 anëtarë – Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Marketing