Në rrugët e Shkupit prej 8 qershorit deri më 10 qershor do të ketë kufizime në qarkullim për shkak protestave të paralajmëruara nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk.
“Ju informojmë se në Shkup më 8, 9 dhe 10 qershor (e martë, mërkurë dhe enjte) në periudhën prej 15:00 deri 17:00 është paraqitur protest e organizuar nga partia politike VMRO-DPMNE”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë.
Raportohet që kjo është arsyeja pse do të jetë i bllokuar udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Goce Dellçev” dhe “Kërstee Petkov Misirkov”, udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Kliment Ohdriski” dhe rrugës “Kiril dhe Metodi”dhe udhëkryqi ndërmjet rrugës “11 tetori” dhe “Filipi i Dytë Maqedonas”.
Policia kërkoi nga qytetarët të respektojnë punonjësit policor që janë përgjegjës për rregullimin e komunikacionit.
Ndryshe, partia më e madhe opozitare VMRO – DPMNE prej nesër do të fillojë me bllokadë të udhëkryqeve në Shkup dhe në 10 qytete të tjera në vend. Bllokadat do të zgjasin çdo ditë prej orës 15 deri në 17, paralajmëruan nga kjo parti.